Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHKRESË

    f. sh.
    1. Dokument i shkruar zyrtar, zakonisht i shkurtër, që i drejtohet dikujt. Shkresë e thjeshtë (e veçantë). Shkresë zyrtare. Shkresë përcjellëse. Dosje me shkresa. Bëj (nis) një shkresë. Njoftoj me shkresë. Me anën e kësaj shkrese...
    2. krahin. Diçka e shkruar. Nuk i kemi me shkresa (këto që po të themi). Këta i kanë me shkresa.
    3. vjet. Shkrim e këndim, shkollë. Njeri pa shkresë. Ai ishte me shkresë. Dinte shkresë. E dinte shqipen me shkresë.