Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHKRETË

    Imb.
    1. Ku nuk jetojnë njerëz, i pabanuar, i braktisur; ku nuk ka a ku nuk duket njeri në një çast të caktuar, që s'ka fare jetë e gjallëri. Vende (fshatra) të shkreta. Ishull i shkretë. Shtëpi (dhomë) e shkretë. Rrugët mbetën të shkreta.
    2. I papunuar, i lënë djerr e pa asnjë kujdes; që është si shkretëtirë. Fusha (toka) të shkreta. Male të shkreta male pa bimësi e pa burime uji. Një kopsht i shkretë.
    3. I vetëm, që nuk ka njeri të afërt; që nuk ka kush të kujdeset për të; i mjerë, fatkeq, i gjorë, që është për të të ardhur keq; i harruar, i lënë mënjanë, qyqar. Plak i shkretë. I shkreti djalë. E shkreta nënë (vajzë). Ai i shkreti s`dinte gjë! Ç`të të them unë e shkreta! Mbeti e shkretë.
    4. Që ka vdekur. Vëllai i shkretë. Motra e shkretë.
    5. Që u shkretoftë, që e marrtë mortja, i mallkuar; që mos u shkretoftë kurrë, që e paçim gjithnjë, i bekuar (përdoret sipas vlerësimit të folësit). Kjo kollë e shkretë! Pleqëri e shkretë! Për këtë të shkretë duhan! Ky behar i shkretë! Kjo raki e shkretë! Ç`ka ky i shkretë gomar që s'ecën! Pse s`po ndizet ai i shkretë zjarr?! Kjo mendje e shkretë ma ka fajin. Sa e mirë që është, e shkreta! Piva një çikë nga ajo e shkreta.
    6. iron. I thuhet me qesëndi një njeriu që kërkon një përfitim a një privilegj të padrejtë. I shkreti ti! E shkreta ajo!
    7. bised. përd. em. f. sipas kuptimit 5 të emrit (zakonisht për gojën, për këmbët, për duart ose për mendjen). Po hape (mbylle) të shkretën! Po lëvizi të shkretat! Ku të shpie (ku të kullot) e shkreta! Thirri së shkretës!
    8. përd. em. f. si fj. ndërm. bised. Përdoret zakonisht kur duam të përforcojmë urdhrin dhe të tregojmë se e kemi humbur durimin, se është kapërcyer kufiri për një gjë etj. Pusho një herë, të shkretën! Çlodhu pak të shkretën! Jepja de, të shkretën! Ah, të shkretën, që s`eci dot. Po mjaft de, të shkretën! Ç'e harrova, të shkretën!
    9. Përd. em. sipas kuptimeve 3-5 të mbiemrit. Ka mbetur vetëm, i shkreti! Kur qe gjallë i shkreti. Sa e mirë që është, e shkreta!
    IIndajf.
    1. Vetëm, pa njeri; pa zot; keq, në mjerim, pa ndihmë. Mbetën shtëpitë shkretë. I lanë fshatrat (familjet) shkretë. E la shkretë e lugëthatë e la në mjerim të plotë, e la pa bukë e pa gjë prej gjëje. I la armët shkretë. Dhentë mbetën shkretë.
    2. Djerr, pa punuar. Toka mbeti shkretë. krahin. Kot. U ka shkuar koha shkretë. Janë lodhur shkretë.