Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHKRUMBOHEM

    vetv.
    1. zakon. veta III. Digjet e bëhet shkrumb, zhuritet. U shkrumbua gjella (kafja). Iu shkrumbua shtëpia me gjithë ç`kishte brenda. U shkrumbua gruri (misri, bari).
    2. Rreshkem; vet. veta III thahet a digjet nga vapa e madhe a nga ethet ose nga mungesa e ujit. M`u shkrumbua goja. Iu shkrumbuan buzët. U shkrumbova për një pikë ujë.
    3. Pës. e SHKRUMBOJ.