Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHKUAR

    Ias.
    1. Shkuarje. Të shkuarit në bazë. Me një të shkuar të dorës. Kanë të shkuar. Nuk zgjidhet kjo punë me një të shkuar.
    IIf. sh.
    1. Kohë e kaluar, periudhë e kaluar; ngjarje të ndodhura në kohën e kaluar; jeta dhe veprimtaria e mëparshme e dikujt. E shkuara e hidhur (e zezë). Nuk e harrojmë të shkuarën. Ka një të shkuar të shkëlqyer. Kujtoj të shkuarat. Të shkuara të harruara! Të shkuara! (qofshin të shkuara!) urim që i bëhet një të sëmuri a dikujt që sapo ka kaluar një sëmundje.
    2. gjuh. vet. nj. Koha e shkuar e foljeve. Trajtat e së shkuarës.
    3. bised. Sëmundje ngjitëse jo e rëndë, që prek një numër të madh njerëzish në të njëjtën kohë e që kalon shpejt. Është e shkuar kjo.
    IIImb.
    1. Që ka kaluar, që ka mbaruar (për kohën); që është bërë ose ka ndodhur disa kohë përpara; që ka jetuar disa kohë më parë ose shumë kohë më parë. Kohët e shkuara. Javën (muajin, vitin) e shkuar. Të dielën e shkuar. Tre vjet të shkuar tre vjet më parë. Brezat e shkuar. Vite të shkuara disa vjet më parë. Ngjarje të shkuara.
    2. Që po i afrohet pleqërisë, i vjetër, i thyer në moshë; që e ka kaluar moshën mesatare, i moshuar. Burrë i shkuar. Ishte një çikë e shkuar. Është më i shkuar se unë.
    3. I shkueshëm, i shoqërueshëm. Është shumë i shkuar.
    4. bised. I mbaruar; i ronitur, që ka marrë fund e nuk mund të mbahet më (për rrobat). Pantallonat ishin të shkuara.
    5. Përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit (për njerëzit). Me të shkuarit.

      Shprehje

      • Si i shkuar (si i shkelur) në dërstilë shih te DËRSTIL/Ë,~A. Koha e shkuar gjuh. kohë në të cilën folja tregon se veprimi ose gjendja e shprehur prej saj është kryer para çastit të ligjërimit ose para një çasti të caktuar të së shkuarës.
    IVndajf.
    1. Më shumë se..., në një shkallë më të lartë se... (përdoret kryesisht në togfjalësha të ndërtuar me përsëritjen e një emri). Vëlla e shkuar vëllait. Motër e shkuar motrës. Të kam shkuar babait. E kishte shkuar nënës. Qëndroi si burrë e shkuar burrave. Punojnë si djem e shkuar djemve. Këndonte si bilbil e shkuar bilbilit. Ishte dhelpër e shkuar dhelprës.