SHOQE f.sh.
1. Fem. e SHOK, ~U. Shoqe e mirë (besnike). Shoqe të vjetra (të ngushta). Shoqe pune (shkolle). Shoqja e bankës (e klasës, e dhomës). Shoqe me përgjegjësi. Shoqja drejtoreshë (mësuese, mjeke)! Puna vetëmohuese e shoqeve tona. Në byro u zgjodhën tri shoqe. S`i gjendet shoqja. S`ka shoqe në botë.
2. Fem. e SHOQ,~I (përdoret, bashkë me përemrat pronorë «ime», «jot» ose me trajtën përemërore «e», që ka kuptimin e përemrit pronor «e tij»). Ku punon jot shoqe? I ka bërë ime shoqe. Mori letër nga e shoqja. Ia tregoi së shoqes.
3. Grua a vajzë femër. Ngritja e shoqeve në përgjegjësi. U zgjodhën më shumë shoqe në organet drejtuese.