Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHOQËROJ

    kal.
    1. Shkoj me një njeri deri në një vend, e përcjell deri në vendin ku duhet të shkojë për t'i bërë shoqëri, për t'i treguar rrugën, për ta nderuar a për ta ndihmuar të kryejë punën e tij, për ta mbrojtur etj.; përcjell dikë a diçka për ta ruajtur. Po të shoqëroj! Shoqëroj nënën (motrën) deri në stacion. E shoqëroi deri te pragu i shtëpisë. Shoqëroj një ekspozitë. E shoqëronin disa xhandarë. Bombarduesit i shoqëronin katër gjuajtës.
    2. Ndjek, përcjell. E shoqëroj me sy.
    3. Bëj diçka në të njëjtën kohë me diçka tjetër a fill pas asaj; pasoj, ndjek pas; bëj të njëjtën gjë si një tjetër; vet. veta III ndodh në të njëjtën kohë me diçka tjetër a fill pas asaj. I shoqëron fjalët me gjeste. Shoqëroj farën me pleh. Shoqëroj mësimin me diapozitiva. Kryengritjen e shoqëroi një varg kryengritjesh të tjera. Shoqëroj fjalët me vepra. Kënga labe na shoqëroi gjatë gjithë rrugës. Shoqëroj me artileri. usht. mbështet këmbësorinë dhe tanket me zjarrin e artilerisë.
    4. bujq. Mbjell në po atë tokë një bimë bashkë me një tjetër për të marrë dy prodhime. Shoqëroj misrin me fasule. Kulturat që shoqërojnë ullirin hardhia dhe agrumet.
    5. muz. Këndoj ose luaj në një vegël muzikore në harmoni me dikë që këndon ose luan në një vegël tjetër të njëjtën këngë a pjesë. Shoqëroj me kitare. I shoqëroi në piano pianistja e re. Shoqëron kompleksi i vajzave (orkestra).