Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHOQËRUES

    Im. sh.
    1. Ai që shoqëron dikë për t'i treguar rrugën, për ta nderuar a për ta ndihmuar të kryejë punën e tij, për ta mbrojtur etj.; ai që përcjell dikë a diçka për ta ruajtur. Shoqërues i delegatëve të huaj (i turistëve). Shoqëruesit e kafshëve. Shoqëruesi i ngarkesës (i mallit). Shoqëruesit e robërve të luftës (e të burgosurve).
    2. Punonjës në autobus e në tren, që kontrollon biletat e udhëtarëve dhe kujdeset për sigurimin e tyre, për të ruajtur rregullin etj.; konduktor.
    3. muz. Ai që shoqëron me një vegël muzikore dikë që këndon ose që luan po atë pjesë në një vegël tjetër.
    IImb.
    1. Që shkon së bashku me dikë tjetër në një vend, që përcjell dikë deri në vendin ku duhet të shkojë ai për t'i treguar rrugën, për ta nderuar a për ta ndihmuar të kryejë punën e tij, për ta mbrojtur etj.; që përcjell dikë a diçka për ta ruajtur. Mësuesi (mjeku) shoqërues. Anije shoqëruese. Aeroplanët shoqërues.
    2. Që shkon bashkë me dikë a me diçka dhe përmban të dhëna plotësuese ose sqarimet e nevojshme. Letër shoqëruese. Dokumentet shoqëruese. Shënim shoqërues.
    3. Që gjendet në natyrë bashkë me diçka tjetër, që bëhet a shfaqet në të njëjtën kohë me diçka tjetër ose fill pas asaj. Gazi shoqërues i naftës. Plehërim shoqërues. Sëmundje shoqëruese. Element shoqërues. Lëvizje shoqëruese.
    4. bujq. Që rritet vetë në të njëjtin vend bashkë me një bimë tjetër ose që mbillet për të shoqëruar një bimë tjetër. Bimë (kulturë) shoqëruese.
    5. psikol. Që ka të bëjë me vetinë e dukurive psikike për të tërhequr njëra-tjetrën, që bëhet në bazë të kësaj vetie. Lidhje shoqëruese. Psikologjia shoqëruese.