Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHPALOS

    kal.
    1. Hap e shtrij një gjë që ka qenë e palosur a një gjë me pala (një rrobë, një letër etj.); kund. palos. Shpalos flamurin. Shpalos hartën. Shpalos një letër. I palosi e i shpalosi rrobat (ndërresat, petkat).
    2. Shfletoj. Shpalos albumin (një libër).
    3. fig. Paraqit, parashtroj diçka dalëngadalë a pjesë-pjesë, shtjelloj. Shpalosi mendimet. Shpalos kujtimet e fëmijërisë. U shpalosi zemrën shokëve.

      Shprehje

      • Shpalosi (ngriti) flamurin shih te NGRE.