Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHPATARAK

    Im. sh.
    1. Banor vendas i krahinës së Shpatit ose ai që e ka prejardhjen nga Shpati. Luftërat (kryengritjet) e shpatarakëve. Përparimet e shpatarakëve.
    IImb.
    1. Që lidhet me krahinën e Shpatit ose me shpatarakët, që është karakteristik për Shpatin ose për shpatarakët, i Shpatit ose i shpatarakëve; që është krijuar nga shpatarakët. Veshje shpatarake.