SHPATORE II
f. sh. bot.
- Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe si shpatë, me rizomë zvarritëse dhe me lule të mëdha ngjyrëvjollcë në të kaltër, që rritet deri në një metër; luleshpatë. Lulja e shpatores. Rrënjët e shpatores. Kanë çelur shpatoret.
- vet. sh. Familje bimësh barishtore shumëvjeçare si shpatorja, shpatëza etj., që i kanë gjethet si shpatë dhe lulet të mëdha, të bukura e zakonisht të mbledhura në vastakë, në kallinj a në vile.