SHPËRNGULJE
f. sh.
- Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHPËRNGUL, SHPËRNGULEM.
- Kalimi i regjistrimit themeltar të shtetasve nga zyra e gjendjes civile të një qyteti, fshati të bashkuar a lagjeje në zyrën e gjendjes civile të një qyteti, fshati të bashkuar a lagjeje tjetër. Bëj shpërnguljen.
- bised. Vërtetimi që i jepet një nxënësi që ndërron shkollën në mes të vitit shkollor, ku shënohen notat që ka marrë deri në atë ditë. Mori (i dhanë) shpërnguljen.