SHPËRQENDRUAR
mb.
- Që është ndarë në njësi më të vogla, të shpërndara në vende a pika të ndryshme larg njëra-tjetrës; kund. i përqendruar. Forca të shpërqendruara.
- Që nuk e ka vëmendjen të përqendruar në një gjë a në një çështje të caktuar, që nuk është i përqendruar; kund. i përqendruar. Vëmendje e shpërqendruar. Ishte pak i shpërqendruar.