SHPËRRALLOJ dhe
jokal. kal.
- Tregoj andej-këtej ç'kam dëgjuar a ç'kam parë, duke i shtuar e duke i ndryshuar gjërat sipas qejfit, merrem me thashetheme; flas më kot. Shpërrallonte poshtë e lart. Dikush kishte shpërralluar se...
- Flas keq për dikë, e marr nëpër gojë duke trilluar gjëra të paqena, shpif. Ai shpërrallonte këdo.