Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHPËRTHEJ

    kal.
    1. Hap diçka të mbyllur duke e thyer a duke e shqyer, shkallmoj (për të hyrë, për të dalë a për të marrë diçka me forcë). Shpërtheu derën (kanatet). Shpërtheu tavanin (dyshemenë). Shpërthyen dyqanet e tregtarëve (hambarët e bejlerëve). Shpërthyen burgun.
    2. zakon. veta III. Kapërcen me vrull e me forcë kufijtë e diçkaje, del jashtë kufijve. Shpërtheu kufijtë e ngushtë të një krahine.
    3. edhe jokal. Shkoj përpara me vrull, duke çarë frontin a mbrojtjen e armikut. Shpërthyen mbrojtjen e armikut. Shpërthyen rrethimin. Shpërthyen në drejtim të fshatit.
    4. Filloj menjëherë dhe me vrull një veprim ose një varg veprimesh. Shpërthyen një sulm të fuqishëm (një fushatë të gjerë). Shpërthyen kryengritjen (luftën).
    5. jokal. vet. veta III. Çel me vrull (për lulet), mbin me vrull e menjëherë (për bimët). Shpërtheu fara. Ka shpërthyer gruri. Shpërtheu ahu. Kanë shpërthyer buçet e pambukut. Si lulja kur shpërthen.
    6. jokal. vet. veta III. Fillon të dalë jashtë me shumicë e me vrull, pëlcet; del jashtë shtratit të zakonshëm, vërshon (për ujërat). Shpërtheu vullkani. Shpërtheu uji (nafta, gazi). Shpërthyen ujërat (përrenjtë). I shpërtheu gjaku. I shpërthyen lotët.
    7. jokal. vet. veta III edhe fig. Lind, shfaqet a fillon menjëherë, me vrull e me forcë të madhe; shfaqet papritur dhe fillon të përhapet me shpejtësi e në shkallë të gjerë. Shpërtheu stuhia (furtuna). Shpërtheu pranvera (dimri). Shpërtheu zjarri. Shpërtheu mendimi krijues (hovi revolucionar) i masave. Kanë shpërthyer garat (aksionet me goditje të përqendruar). Shpërtheu lufta (kryengritja). Shpërthyen grevat (demonstratat, përleshjet). Shpërtheu kriza. Shpërtheu terrori fashist. Shpërtheu kolera (murtaja).
    8. kryes. jokal. fig. I lë ndjenjat e mia të shfaqen lirisht e me vrull; shpreh me vrull e me zjarr qëndrimin tim ndaj diçkaje. Shpërtheu në vaj. Shpërtheu gazi. Shpërthyen duartrokitje të stuhishme (thirrje, brohoritje). Shpërtheu entuziazmi i masave. Shpërtheu me zemërim (me vrull).
    9. jokal. vet. veta III. Pëlcet (për lëndë plasëse ose për armë që përmbajnë lëndë të tillë). Shpërthyen minat (granatat, fishekzjarrët). Bomba nuk shpërtheu.

      Shprehje

      • Shpërthyen retë ranë shira të mëdha, u përmbysën retë, u zbraz qielli. Shpërtheu një derë (një portë) të hapur shih te HAPUR (i,e). I shpërtheu (i plasi) mina ndër duar shih te MIN/Ë,~A.