Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHPËTIM

    m.
    1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve SHPËTOJ, SHPËTOHEM. Anije (barkë, gomë, tapë) shpëtimi. Mjete shpëtimi. Repart (skuadër) shpëtimi. min. Udhë (rrugë) shpëtimi. Lufta për shpëtimin e kombit.
    2. Mundësia për të shpëtuar (nga një e keqe ose nga diçka e padëshirueshme a e dëmshme); ajo që të shpëton nga një e keqe a nga diçka e padëshirueshme. Është pa shpëtim. S`ka (nuk gjen) shpëtim. Kolektivizimi është shpëtimi i fshatit.