Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHPEJT

    ndajf.
    1. Në mënyrë të shpejtë, me shpejtësi (për diçka që lëviz); duke përshkuar një largesë të madhe në pak kohë; kund. ngadalë. Eci (vrapoj) shpejt. Kaluan shpejt. Fluturon shpejt. Rrotullohet shpejt. I punonte zemra shpejt.
    2. Brenda një kohe a një afati të shkurtër, në pak kohë; menjëherë; me nxitim; kund. ngadalë. Vishem (lahem) shpejt. Punon (ha, fle, lexon) shpejt. U përgjigj shpejt. U shërua shpejt. Është rritur shpejt. U vyshkën shpejt. E mbaroi shpejt. E zgjidhi shumë shpejt. E kuptoi (e mësoi) shpejt. Beson (nxehet, ulet, bindet) shpejt. I shkoi inati shpejt. Më shpejt se koha.
    3. Pas një kohe të shkurtër, pas pak kohe, pa u vonuar; për së shpejti. Do të vij (do të nisem) shpejt. Eja shpejt! mos u vono. Duhet shpejt. Shko (nisu) shpejt! Sa më shpejt sa më parë. Tani shpejt tani së fundi, jo shumë kohë më parë.
    4. Herët; më përpara se zakonisht, më përpara se të tjerët. Fle (zgjohem, ngrihem) shpejt. Ky fik piqet shpejt. Është ende shpejt për këtë s’ka ardhur ende koha (për të bërë diçka).
    5. bised. Qëkur, shumë kohë më parë. Ka shpejt kjo punë.

      Shprehje

      • Shpejt e shpejt a) brenda një kohe shumë të shkurtër; b) keq. shkel e shko, pa kujdes.