Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHPELLË

    f. sh.
    1. Zgavër e madhe natyrore brenda një mali a një shkëmbi. Shpellë e madhe (e thellë, e errët). Hyrja e shpellës. Njeriu i shpellave. Rronin nëpër shpella. U futën në një shpellë. Fshiheshin shpellave. E ka gojën sa një shpellë.
    2. Gur i madh, shkëmb. E zuri një shpellë nën vete. Hipi mbi një shpellë.
    3. përd. mb. bised. Shumë i fortë e i lartë (për zërin); fig. i fortë, shkëmb. E ka zërin shpellë. E ka kokën shpellë.

      Shprehje

      • Është shpellë e madhe është ngatërrestar i madh. Iu bë zemra shpellë u hidhërua shumë, u pikëllua nga një fatkeqësi shumë e madhe.