Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHPERR

    kal.
    1. Ia fitoj a ia marr të gjitha arrat shokut (në lojën me arra) ose të gjitha të hollat (në lojëra të tjera të ndryshme), e lë pa gjë; i marr të gjitha, i mbaroj krejt. Ia shperri arrat (paratë).
    2. fig. vet. veta III. Ia merr të gjitha fuqitë, ia shter, e shkreh, e rraskapit. Ia shperri fuqitë puna (pleqëria).