Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHPIK I

    kal.
    1. E pi deri në pikën e fundit, shkulloj; nuk i lë asnjë pikë, shkrënd (kur e mjel). E shpiku gotën (faqoren). E shpikën pusin. E shpiku lopën.
    2. fig. Përdor a shfrytëzoj diçka tërësisht e deri në fund, shteroj. I shpikën të gjitha burimet.
    3. bised. Ia fitoj tjetrit të gjitha paratë, arrat etj. në lojë; ia thaj (xhepin, kuletën). I shpiku shokët. Ia shpikën xhepat.
    4. Nxjerr ujë (nga pusi). Shpik ujë në pus.