Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHPIRT

    m. sh.
    1. Bota e brendshme e njeriut; vetitë psikike, ndjenjat dhe përjetimet e tij; vetëdije, ndërgjegje: ma do shpirti e dëshiroj dikë a diçka; më qan shpirti vuaj shumë; e dëshiroj shumë dikë a diçka: shpirti ma di; më kënaqet shpirti; s'u ndahet shpirti e duan shumë njëri-tjetrin; thellë në shpirt; nga del fjala, del shpirti (fig.) fjala e dhënë mbahet deri në fund; / filoz., psikol. ndërgjegjja si forma më e lartë e veprimtarisë psikike të njeriut: trupi dhe shpirti.
    2. Tiparet e karakterit a të personalitetit të njeriut ose faktorët e brendshëm që e nxitin në punë; synimet që përcaktojnë sjelljen dhe veprimin e dikujt; fryma: punon me shpirt; ia dha me gjithë shpirt; është shpirt njeriu është shumë i mirë e njerëzor; me shpirt të gjerë (fisnik, luftarak); me gjithë shpirt; nuk ka shpirt nuk ka mëshirë.
    3. fig. Gjëja më e qenësishme, thelbi i diçkaje: shpirti i artit; / njeriu më i shtrenjtë e i afërt, zemër: e kam shpirt; e dua si shpirt.
    4. Frymëzuesi, organizuesi dhe udhëheqësi i një grupi njerëzish, zemra: shpirti i skuadrës; shpirti i tregtisë.
    5. fet. Ana jomateriale e pavdekshme e me burim hyjnor, që i jep jetë njeriut dhe e lidh atë me Zotin; mit. qenie e patrupëzuar e me fuqi të mbinatyrshme: shpirtrat e të vdekurve; shpirtrat e këqij; dha shpirt vdiq; për shpirt të nënës! (betim.).
    6. bised. Jetë: i gjetën pa shpirt; i dha shpirt e ngjalli; e mbajti gjallë.
    7. bised. Njeri, vetë, frymë: u bënë gjashtë shpirt.