Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHPJEGIM

    m. sh.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHPJEGOJ, SHPJEGOHEM. Shpjegimi i mësimit (i lëndës). Shpjegimi i kuptimit të fjalës.
    2. Ajo që themi për të shpjeguar diçka, fjalët shpjeguese për një mësim, për një çështje etj. Shpjegim i gjatë. Shpjegim shkencor. Shpjegimi i mësuesit. Fjalor me shpjegime. Dëgjoj shpjegimin me vëmendje. S'e kuptoi shpjegimin.
    3. vet. sh. Sqarim i rrethanave a i arsyeve të një veprimi, të një sjelljeje, të një qëndrimi etj. Jap (kërkoj) shpjegime.
    4. vet. nj. Shkaku i diçkaje, ajo që shpjegon diçka. Gjej shpjegimin e vërtetë. Nuk ka shpjegim.