SHPOR III
m. sh.
- Lehe, vllajë; pjesa ndërmjet dy hullive në një arë të palëruar, e gjerë aq sa arrin krahu kur hedhim farën e grurit. Ujitje me shpore. Ka mbjellë dy shpore me duhan. Hedh farën shpor për shpor. Tetë shpore u bë ara.
- Vijat që ndajnë lehet dhe që shërbejnë për të ujitur a për kullimin e tokës; vija të vogla që hapen nëpër ara, që të përhapet uji sa më mirë gjatë ujitjes; lehe. Zë shporin. I bëmë shporet arës.