Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHPORTË

    f. sh.
    1. Enë si kosh vogël e me dorezë, që përdoret për të mbajtur pemë, vezë etj.: shportë me fiq (me rrush); vezët në shportë e shportën në dorë! (fj. u.) siguroje mirë diçka.
    2. Thurje si kupë, që u vihet kuajve a qeve për të mos ngrënë.
    3. sport. Koshi në lojën e basketbollit.

      Shprehje

      • U bë shportë u bë vrima-vrima; e hodhi në shportë nuk e mori parasysh, e shpërfilli; shportë karavidhesh keq. grup njerëzish që zihen dhe i hanë kokën njëri-tjetrit.