Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHPREHËS

    mb.
    1. Që e shpreh a që e tregon diçka bukur, qartë e në mënyrë të gjallë. Aftësi (forcë) shprehëse. Formë (lëvizje) shprehëse. Lexim shprehës. Mjete shprehëse.
    2. Që pasqyron a që shpreh në mënyrë të gjallë e me forcë gjendjen e brendshme (për fytyrën, sytë etj.). Fytyrë shprehëse. Sy (vështrim) shprehës.
    3. si em. ~, ~I m. sh. ~, ~IT. Ai që shpreh ndjenjat, mendimet, interesat a dëshirat e dikujt. Shprehës i vullnetit (i dëshirave, i mendimeve) të popullit. Shprehësit e interesave të vegjëlisë. U bë shprehës i ndjenjave të dikujt.