SHPREHJE f.sh.
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHPREH, SHPREHEM I. Shprehja e lirë e mendimeve. Shprehja e ndjenjave. Mjetet e shprehjes artistike.
2. Shfaqja e jashtme, pasqyrimi i diçkaje, mënyra si e shprehim diçka. Shprehje e qartë. Shprehje monetare. ek. Shprehje e vullnetit të popullit. Shprehje e miqësisë (e besimit, e dashurisë, e frymës së bashkëpunimit). Shprehje e ndërgjegjes së lartë në punë. Shprehje e kujdesit për shëndetin e popullit. Politika është shprehje e përqendruar e ekonomisë. Gjen shprehjen e vet... shfaqet në këtë ose në atë formë a mënyrë. Shprehja gjuhësore e një mendimi.
3. Pamja e jashtme e fytyrës a diçka tjetër e jashtme, që pasqyron gjendjen e brendshme të njeriut. Shprehja e fytyrës (e syve). Shprehje gëzimi (shqetësimi, frike, padurimi). Fytyrë (sy) pa shprehje.
4. edhe gjuh. Grup fjalësh me një ndërtim të caktuar, zakonisht të qëndrueshëm, që ka disa veçori dalluese gramatikore, kuptimore e stilistike; njësi e frazeologjisë së gjuhës; mënyrë të foluri. Shprehje e bukur (e goditur). Shprehje e vjetër (e rrallë, e re). Shprehje popullore. Shprehje e qëndrueshme (e ngurtësuar). Shprehje proverbiale. Shprehje poetike (e figurshme, idiomatike, dialektore, familjare, përbuzëse, tallëse, fyese). Shprehje e rëndë (e ashpër, e fortë, diplomatike). Shprehje e thjeshtligjërimit (e gjuhës së gazetave, e gjuhës së fëmijëve). Shprehje rrugësh (rrugaçësh). Shprehje pa kuptim frazë e zbrazët, boshe. Më falni për shprehjen!
5. gjuh. Grup fjalësh që nga ana gramatikore e leksikore është i barasvlershëm me një fjalë të vetme dhe që ka në përbërjen e tij të paktën një fjalë shënuese; lokucion. Shprehje ndajfoljore (parafjalore, lidhëzore). Shprehje ndajshtimore.
6. mat. Tërësi madhësish të lidhura ndërmjet tyre me shenja të veprimeve matematike. Shprehje thyesore. Shprehje algjebrike (aritmetike). Të njehsohet vlera e shprehjes. * Ka shprehje libr. i shpreh qartë, bukur e në mënyrë tërheqëse mendimet e veta, flet bukur. I mungon shprehia libr. nuk di a nuk mundet t'i shprehë qartë e bukur mendimet e veta, flet në mënyrë të thatë e jotërheqëse.