Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHPRISH

    kal.
    1. Shkrif lesh me duar dhe e bëj gati për ta tjerrë.
    2. U prish të krehurën flokëve, i ngatërroj, i shpupurish. Ia shprishi flokët era.
    3. Punoj tokën lehtë, i prish koren tokës. E shprishin tokën me çapë.
    4. Punoj për herë të parë një tokë djerre, hap tokë të re. I kanë shprishur djerrishtat.
    5. edhe jokal. krahin. Shtie diçka në gojë, ha pak sa për të mos qenë esëll; u shtie bagëtive diçka për të ngrënë në mëngjes. S`kemi shprishur ende. A i shprishe berrat?