Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHPRONËSOJ

    kal.
    1. Ua marr me dhunë mjetet e prodhimit e të mirat materiale klasave shfrytëzuese dhe i bëj pronë të të gjithë shoqërisë. Revolucioni socialist shpronëson shpronësuesit. Reforma agrare shpronësoi pa shpërblim çifligarët.
    2. Ia heq dikujt në bazë të ligjit pronësinë mbi një pasuri (sidomos të patundshme) për nevoja të interesit të përgjithshëm, duke ua kaluar atë shtetit, kooperativave bujqësore ose organizatave shoqërore. E shpronësuan me (pa) shpërblim.