Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHQIPTAR

    Im. sh.
    1. Banor vendës i Shqipërisë ose ai që e ka prejardhjen nga Shqipëria; pjesëtar i popullsisë shqiptare. Shqiptar i vërtetë. Shqiptarët e mërguar. Besa (fjala) e shqiptarit. Nderi (karakteri) i shqiptarit. Trimëria (bujaria, mikpritja) e shqiptarëve. Luftërat e shqiptarëve për liri e pavarësi. Malli i shqiptarit për mëmëdheun.
    IImb.
    1. Që lidhet me Shqipërinë ose me shqiptarët, që është karakteristik për Shqipërinë ose për shqiptarët, i Shqipërisë ose i shqiptarëve; që është krijuar nga shqiptarët. Populli shqiptar. Viset (trojet, tokat) shqiptare. Shteti shqiptar. Shtetas shqiptar. Shtetësia shqiptare. Natyra shqiptare. Bregdeti shqiptar. Punëtori (fshatari, intelektuali) shqiptar. Gratë (vajzat) shqiptare. Fëmijët shqiptare. Rinia shqiptare. Familja shqiptare. Kultura (letërsia, muzika) shqiptare. Arti (folklori) shqiptar. Veshje kombëtare (këngë, valle) shqiptare. Mendimi shqiptar. Shkenca shqiptare. Jeta (bota) shqiptare. Mikpritja (bujaria, besa) shqiptare. Zakonet shqiptare. Gjellë shqiptare. Emër shqiptar.