Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHQUAJ

    kal.
    1. Dalloj dikë a diçka me sy, e vë re, e gjej me sy (zakonisht prej së largu); e dalloj nga larg se kush është a ç'është, njoh, shëmbëllej, dalloj dikë a diçka nga dikush a nga diçka tjetër. Mezi e shquam së largu. S’ia shquante dot fytyrën nga errësira. Nuk i shquaj shkronjat pa syze. E shquaj nga të tjerët. Nuk e shquan dot pazinë nga spinaqi.
    2. vet. veta III. E bën që të dallohet, ka si veçori a tipar dallues themelor, shquhet. Rininë tonë e shquan fryma revolucionare.
    3. jokal. Dallohem ndër të tjerët nga një veti, aftësi a cilësi e veçantë, dallohem në diçka, shquhem. Vajza e vogël shquan nga të tjerat. Shquan për pastërti. Shquan në mësime. Puna e tij shquan.
    4. jokal. vet. veta III. Duket, rroket nga syri, dallohet qartë. Atje tej shquante fshati. Në gjoks i shquanin katër shenja sulmuesi.
    5. gjuh. E vë një emër të pashquar në trajtën e shquar.