Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHQUAR

    mb.
    1. Që dallohet midis të tjerëve për aftësitë, zotësinë e meritat e veçanta, që shquhet ndër të tjerët. Atdhetar (burrë, luftëtar, revolucionar, dijetar, shkrimtar) i shquar. Gra të shquara. Mendje e shquar.
    2. Që ka një rëndësi të jashtëzakonshme a të veçantë, i shënuar, i madh; që ka një vlerë të madhe artistike a shkencore. Shërbime të shquara. Vepër e shquar. Merita të shquara.
    3. Shumë i lartë, shumë i nderuar. Mik (mysafir) i shquar.
    4. gjuh. Që është në trajtën morfologjike e cila e shënon sendin a frymorin si të përcaktuar, si të dalluar nga klasa e sendeve a e frymorëve të të njëjtit lloj ose si të njohur për dëgjuesin (për emrat); kund. i pashquar.