Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHQYHEM

    vetv.
    1. Çirrem e grisem nga rrobat; vet. veta III çahet, hapet ose shqitet ngaqë ka një peshë të rëndë a ngaqë e mbushin jashtë masës. Rrjeta po shqyhej. Po shqyheshin degët. Ku je shqyer kështu?
    2. kryes. sh. fig. Kanë grindje të thella e të ashpra zihen keq njëri me tjetrin. Grindeshin e shqyheshin përditë.
    3. Qesh me të madhe e për mjaft kohë, mbaj ijët me duar nga të qeshurit, shkulem (së qeshuri). U shqyen gazit (së qeshuri).
    4. fig. Lodhem e këputem duke punuar me të gjitha forcat a duke bërë diçka tjetër. U shqye në punë. U shqye së thirruri.
    5. Pës. e SHQYEJ.

      Shprehje

      • U shqye daullja a) i ranë daulles fort e pa pushim për të lajmëruar diçka; lajmëruan me të madhe; b) u bë festë e madhe, gosti a dasmë e madhe me këngë e me valle. Iu shqye (i doli) gurmazi (zëri) u çor e u ngjir duke thirrur. Iu shqye zemra iu copëtua zemra.