Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHTANGË

    f. sh.
    1. tek. Gyp prej metali që përdoret në shpimet me sondë. Nxjerr shtangat nga pusi. Ngeci (u bllokua) shtanga.
    2. sport. Vegël që përdoret në garën e ngritjes së peshave dhe që përbëhet nga një bosht prej metali, në dy skajet e të cilit vendosen disqe me peshë të caktuar. Ngre shtangën. Ushtrohem në shtangë.