Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHTATËDHJETË

    Inum. rresht.
    1. Që i përgjigjet numrit shtatëdhjetë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj. Ditën e shtatëdhjetë. Radha e shtatëdhjetë.
    2. përd. em. f. Një nga të shtatëdhjetë pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. Një e shtatëdhjeta. Gjashtë të shtatëdhjetat.
    3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor.
    4. si em. SHTATËDHJETA,~T (të). f. vet. sh. Periudhë prej shtatëdhjetë vjetësh si moshë. I mbushi të shtatëdhjetat.
    IInum. them.
    1. Numri që shënon një sasi të barabartë me shtatë dhjeta, gjashtëdhjetë edhe dhjetë. Shtatëdhjetë veta. Shtatëdhjetë ditë (lekë). Shtatëdhjetë vjeç.
    2. përd. num. rresht. I shtatëdhjetë. Dhoma (kabina) shtatëdhjetë. Në kilometrin (në faqen) shtatëdhjetë. Në vitin shtatëdhjetë. Vitet shtatëdhjetë dhjetëvjetëshi i tetë i një shekulli.