SHTATËMBËDHJETË
Inum. rresht.
- Që i përgjigjet numrit shtatëmbëdhjetë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj. Radha e shtatëmbëdhjetë. Ditën e shtatëmbëdhjetë. Shekulli i shtatëmbëdhjetë.
- përd. em. f. Një nga të shtatëmbëdhjetë pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. Një e shtatëmbëdhjeta.
- Përd. em. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor. Doli i shtatëmbëdhjeti.
IInum. them.
- Numri që vjen menjëherë pas gjashtëmbëdhjetës dhe që shënon një sasi të barabartë me gjashtëmbëdhjetë edhe një. Shtatëmbëdhjetë hektarë. Shtatëmbëdhjetë lekë. Shtatëmbëdhjetë vjet.
- përd. num. rresht. I shtatëmbëdhjetë. Dhoma (radha) shtatëmbëdhjetë. Shkalla shtatëmbëdhjetë. Në faqen shtatëmbëdhjetë.