Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHTAZOR

    mb.
    1. Që ka të bëjë me kafshët, që u përket kafshëve, i kafshëve; që bën pjesë ndër kafshët; që përfshin kafshët. Bota shtazore.
    2. Që nxirret a që merret nga kafshët, që e ka prejardhjen nga kafshët. Yndyra (ushqime) shtazore. Inde shtazore. Me prejardhje shtazore.
    3. Që është tipik për kafshët, që është si te kafshët. Instinkte (britma) shtazore. Kushte (jetesë) shtazore. Në gjendje shtazore.
    4. I egër, mizor, shtazarak. Zakone (sjellje) shtazore. Në mënyrë shtazore.