Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHTËLLUNGË

    f. sh.
    1. Tufë e madhe leshi, liri etj., e larë, e krehur dhe e mbështjellë si tumbë, që vihet në furkë për ta tjerrë. Një shtëllungë lesh. E bëri leshin shtëllungë.
    2. Pambuk i krehur e i mbështjellë si cilindër për ta bërë fitil (në fabrikat e pëlhurave). Makina (punëtorja) e shtëllungës.
    3. Grumbull tymi, avulli a pluhuri, që ngrihet në ajër dhe që i ngjan një tumbe të madhe leshi të krehur. Shtëllunga tymi (avulli). Shtëllungat e reve. Shtëllungë pluhuri.