Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHTERET

    vetv.
    1. I pakësohet shumë a i mbarohet uji, thahet; mbaron, soset. U shterën lumenjtë (puset, krojet). Iu shterën lotët nga të qarët iu sosën lotët. Nuk shterej rakia atje.
    2. I avullohet lëngu, e pi lëngun duke zier (për gjellën a për ushqime të tjera që përgatiten duke i zier). U shter në zjarr.
    3. fig. Dobësohet shumë, ikën, humbet, soset, merr fund (për një ndjenjë, një aftësi të njeriut etj.). Iu shter zëri. Po i shtereshin fuqitë. Nuk i shterej gëzimi.
    4. Pës. e SHTER.