Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHTHUR

    kal.
    1. Prish a shpleks një gjë të thurur; kund. thur. Shthur gërshetin. Shthur çorapin (trikon). Shthur gardhin. Thur e shthur.
    2. fig. Ia prish lidhjen a gërshetimin e mendimeve ose shtjellimin e rregullt të tyre. Ia shthuri mendimet.
    3. fig. Ia prish rregullin, organizimin, mbarështimin; dobësoj kërkesat e disiplinën, bëj lëshime, lejoj që gjithkush të bëjë sipas kokës së vet; prish, shkatërroj. E shthuri disiplinën. E shthurën ekonominë.
    4. fig. E prish dikë moralisht, e bëj të marrë rrugë të keqe e të zhytet në vese. I shthuri fëmijët. Filma për të shthurur rininë.

      Shprehje

      • E ka shthurur gojën keq. flet ç't'i vijë, s`i vë fre gojës; përdor gjithfarë fjalësh të ndyra, flet larë e pa larë, është gojëndyrë. Thur e shthur shih te THUR.