Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHTHURJE

    f. sh.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHTHUR, SHTHUREM. Shthurja e disiplinës. Shthurja e bashkësive fisnore (e rendit feudal). Shthurja e rinisë në vendet borgjeze e revizioniste.
    2. Mungesë rregulli, organizimi e mbarështimi; gjendja kur disiplina e kërkesat janë të dobëta, kur s`ka kujdes e vëmendje për detyrën, kur gjithçka lihet pas dore dhe kur secili bën sipas kokës së vet. Shthurje e madhe (e plotë). Shthurje disiplinore. Shenja shthurjeje. Kishte shthurje.
    3. Shpërbërje e brendshme, prishje, rënie, çorganizim. Shthurje ideologjike (organizative). Shthurje në sistemin kolonial.
    4. Prishje morale, gjendja e atij që ka marrë rrugë të keqe e është zhytur në vese. Shthurje morale. Shthurje në jetën vetjake.