Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHTILLET

    vetv.
    1. Shtrihet, hapet, çmbështillet (për diçka të mbështjellë e të mbledhur); kund. mbështillet. Gjarpri mblidhet kulaç e shtillet përpjetë. Shtillet vallja.
    2. Lëviz duke u rrotulluar si një shtjellë, vjen rrotull si vorbull. Shtillet uji në gjeratore. Shtillet tymi.
    3. Zhvillohet shkallë-shkallë, rrjedh, shtjellohet. Shtillet kënga. Shtillej tregimi i gjyshes.
    4. Pës. e SHTJELL.