SHTRAK
m. sh.
- Cipë e hollë, lëkurë e hollë. Shtraku i gjarprit. Hoqi shtrakun.
- shih SHTRAT, ~I
- shih SHTRAP,~I 1,2.
- Cipa e hollë që ndan thelpinjtë e arrës; cipa brenda bukës së gështenjës. I hoqi shtraqet arrës (gështenjës).
- Secila nga dërrasat ndarëse në një raft etj. Dollap me shtrakë.
- Mur i hollë ndarës brenda një ndërtese, ndërmjetëz, çatma; gardh ndarës në vathë a në kasolle; një e ndarë që bëhet në vathë ose në stallë për të veçuar një kafshë nga të tjerat; kasolle e veçuar për bagëtinë e sëmurë. Shtrak me dërrasa (me një tullë, me kallama, me gardh). Ndaj me shtrak.
- Korridor i gjerë ku dalin dyert e disa dhomave (zakonisht në shtëpitë e fshatit). Shtrak i errët. Doli në shtrak.
- fig. Kufi, gardh; perde. Njeri pa shtrak njeri që flet haptas. Flet pa shtrak flet haptas, nuk fsheh gjë.