Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHTREMBËR

    If.
    1. Diçka jo e drejtë dhe jo e ndershme, diçka që s’duhet bërë a s’duhet ndjekur; kund. e drejta. Dalloj të drejtën nga e shtrembra. E drejta fiton mbi të shtrembrën. fj. u. E shtrembra dhe gënjeshtra nuk fshihen. fj. u. E shtrembra i ka këmbët të shkurtra. fj. u.

      Shprehje

      • Ia ka me të shtrembër dikujt ia ka me hile, përpiqet t’ia hedhë.
    IImb.
    1. Që është me lakime, me kthesa, me bërryla, me nyja etj., që nuk shkon në një vijë të drejtë, që nuk është i drejtë; kund. i drejtë. Dru (shkop, tra) i shtrembër. Gishta të shtrembër. Rrugë (udhë, vijë) e shtrembër. Gardh i shtrembër. E ka bërë të shtrembër.
    2. Që është i anuar a i pjerrët nga njëra anë; që nuk qëndron drejt e pingul; kund. i drejtë. Shtyllë e shtrembër. Kasolle e shtrembër. Mur i shtrembër. Derë e shtrembër. Oxhak i shtrembër. Me qafë të shtrembër.
    3. Që nuk ka formën e zakonshme të rregullt, që është ndryshe nga forma a nga drejtimi i zakonshëm. Me hundë (me gojë, me fytyrë) të shtrembër. Figurë e shtrembër.
    4. fig. I gabuar, jo i drejtë; që nuk i përgjigjet së vërtetës; kund. i drejtë. Pikëpamje (mendime) të shtrembra. Kuptim (zbatim) i shtrembër. Mbi baza të shtrembra. E paraqiti në dritë të shtrembër diçka.
    5. fig. Që punon me hile, jo i ndershëm, jo i sinqertë, jo i pastër; kund. i drejtë. Njeri i shtrembër.

      Shprehje

      • Ka hyrë në rrugë të shtrembër ka marrë rrugë të keqe; ka hyrë në rrugë të gabuar. E ka (e sheh, e shikon, e vështron) me sy të shtrembër (të keq, të lig) nuk e vlerëson drejt, nuk e pëlqen; përpiqet ta pengojë; nuk i do të mirën. Një dru e shtrembër rrëzon (prish) gjithë stavën fj.u. shih te STAV/Ë,~A. Tymi të shkojë drejt, pa le të jetë oxhaku i shtrembër fj. u. shih tek TYM,~I.
    IIIndajf.
    1. Jo në vijë të drejtë, me dredha a me lakime, jo drejt; kund. drejt. E ka bërë shtrembër vijën. E ka sjellë murin shtrembër.
    2. Pak pjerrtas, jo pingul, jo drejt, prirur pak në njërën anë; me trup të shtrembëruar; kund. drejt. E nguli shtrembër shtyllën. E vari shtrembër fotografinë. Rri (ecën) shtrembër.
    3. Jo në drejtimin e duhur, jo në vendin a në drejtimin e vet; në njërën anë, anash, pjerrtas; kund. drejt. Vajti gozhda shtrembër. Shkoi sharra shtrembër. Më shkoj dora (thika, gërshëra) shtrembër. Më shkon (më vete) buka (uji) shtrembër më shkon një thërrime buke (a një pikë ujë) në kanalin e frymëmarrjes dhe më bën të kollitem fort a të mbytem. E ka vënë kapelën shtrembër. I vuri shtrembër drutë. Shikon pak shtrembër. I vajti goja shtrembër.
    4. fig. Në mënyrë jo të drejtë, jo drejt, në mënyrë të gabuar; në mënyrë jo të ndryshme; keq, jo mirë; kund. drejt. Flet (mendon) shtrembër. I kupton (i merr) shtrembër gjërat. Vepron shtrembër.

      Shprehje

      • E shikon (e sheh) shtrembër (vëngër) mban qëndrim jomiqësor ndaj dikujt a diçkaje, nuk i dëshiron të mirën, nuk e pëlqen. Të rrimë shtrembër e të flasim drejt! fj. u. sido që të jetë, duhet të themi të vërtetën, të themi atë që është, edhe pse s’na pëlqen.