Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHTROJË

    f. sh.
    1. Shtresë a rrobë që shtrohet për të fjetur ose për të ndenjur butë. Shtrojë e butë. Shtrojë e leshtë. Shtroja e shtratit. Shtrojë e mbulojë. Mbledh (ngre) shtrojat. U ngrit nga shtroja.
    2. Shtresë kashte, gjethesh etj., që u shtrohet bagëtive, shtresë. Shtrojë prej bari të thatë. Kashta e shtrojës. Mbledh fier për shtrojë.
    3. Dysheme e shtruar me dërrasa a me pllaka. Fshij shtrojën.
    4. Mbulesë. Shtroja të pastra (të bukura). Shtrojë mushamaje. Shtrojë tryeze.
    5. Copë shajaku a lëkure me qime të buta ose copë prej lënde tjetër, e prerë në trajtën e këmbës, që shtrohet në këpucë a në opinga për të mbrojtur çorapet ose për të mbajtur ngrohtë; shputa e çorapit; gjurmashkë.
    6. krahin. Kasollja e qenit. E mbanin qenin në shtrojë.