Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHTRYDH

    kal.
    1. E shtyp fort dhe i nxjerr lëngun a ujin, ndrydh fort diçka; fig. e rrok dhe e shtrëngoj fort dikë: shtrydh rrushin (ullinjtë, domatet); shtrydh limonin (portokallin); shtrydh rrobat; shtrydh gjirin; shtrydh plagën; do të të shtrydh moj bijë!
    2. Edhe fig., ia marr gjithçka; e shfrytëzoj deri në palcë; nxjerr prej dikujt gjithçka që ai di: e shtrydhi delen (lopën) e moli deri në pikën e fundit; ia shtrydhi xhepat s'i la asnjë lek; e shtrydhi me pyetje (në provim).