Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHTYP

    Ikal.
    1. Rëndoj me forcë mbi dikë a mbi diçka ose e shtrëngoj fort, e shkel, i kaloj përsipër, e zë poshtë dhe e ngjesh, i ndryshoj trajtën, e rrafshoj, e dëmtoj etj.; ngjesh, ndrys: shtyp sustën; shtyp arrat (hudhrat); i shtypi këmbët (kurrizin); e shtypi makina; shtypi mizën; zure gjarprin, shtypi kokën (fj. u.).
    2. fig. Mposht, nënshtroj; shfrytëzoj: e shtypën kryengritjen; shtypnin popullin; / pengoj, kufizoj, ndrydh: shtyp kritikën; shtypi ndjenjat; i shtypte fëmijët.
    3. Riprodhoj me mjete të shtypit tekste të shkruara, figura etj.; daktilografoj; botoj: shtypin libra (gazeta, revista).
    IIm.
    1. Teknika, mjetet dhe mjeshtëria e punëve të shtypshkronjës për të shtypur libra, gazeta, revista etj.: shtypi i lartë (i sheshtë, i thellë); shkronja (letër, bojë) shtypi; doli nga shtypi u botua.
    2. Tërësia e gazetave, e revistave etj. që dalin rregullisht: shtypi i përditshëm (periodik).