Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHTYPEM

    vetv.
    1. Ngjishem a shtrëngohem fort pas dikujt (kur ka shumë njerëz në një vend të ngushtë). U shtypën në autobus (në vagon). U shtypën duke hyrë në stadium.
    2. vet. veta III. I ndryshohet trajta, çahet, shformohet (për pemë e perime të buta, kur vihen shtrënguar a troshiten gjatë mbartjes). Janë shtypur domatet (fiqtë, hurmat, pjeshkat).
    3. vet. veta III. Bëhet i ngjeshur, rraset; ulet. Është shtypur toka. Janë shtypur dyshekët (jastëkët). Nuk shtypet fare.
    4. fig. bised. Ngurroj të them diçka, të marr një vendim etj. Shtypej se s`donte t`ia prishte t`et.
    5. Pës. e SHTYP. Janë shtypur shumë libra. U shtyp kundërrevolucioni.

      Shprehje

      • Më shtypet zemra bie në një gjendje të rëndë shpirtërore, brengosem, më ndrydhet zemra.