SHTYPJE
f. sh.
- Veprimi dhe rrjedhimi i tij sipas kuptimeve të foljeve SHTYP, SHTYPEM. Shtypje e rëndë (e egër). Shtypja koloniale (raciale). Shtypja e grevave. Shtypja e librave (e gazetave, e revistave).
- Trysni. Shtypja atmosferike. Shtypja molekulare. Shtypje gjatësore. Forca e shtypjes. Ushtron shtypje.
- Vend i shtypur në sipërfaqen e diçkaje; shtypël. Ka disa shtypje të vogla.