SHTYTËS
Im. sh.
- Ai që shtyn dikë për të bërë një veprim, nxitës. Shtytësit e kryengritjes. Shtytësi i krimit (i vrasjes). U zbulua (u kap) shtytësi.
- Shtysë.
- tek. Vegël a pajisje që shërben për të shtyrë diçka. Shtytës pneumatik. Shtytësi i furrës. Vë në veprim shtytësin.
- Punëtor (në degë të ndryshme të industrisë) që shtyn diçka. Shtytësit e trupave. Shtytësit e qymyrit (në miniera).
- sport. Atleti që hedh gjylen. Shtytësi i gjyles.
IImb.
- tek. Që shërben për të shtyrë diçka. Pajisje (pompë) shtytëse. Raketë shtytëse.
- Që të nxit për të bërë diçka, që të jep shtysë. Forcë (fuqi) shtytëse. Shkaqet shtytëse.