SHUFROJ
kal.
- Thur diçka me shufra. Shufroj gardhin (një kosh).
- I vë shufra çatisë së kasolles kryq me qeprat, për të shtruar mbi to tjegullat a kashtën. Shufroj çatinë.
- Rrah diçka me shufër, i bie me shufër. Shufroj grurë (për ta shirë). Mos e shufro ullirin!
- fig. Fshikulloj. Shufron bejlerët (tregtarët, shoqërinë e vjetër).