Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHUMË

    If. sh.
    1. mat. Përfundim i mbledhjes së numrave a të madhësive të njëllojta: shumë aritmetike (algjebrike); shuma e përgjithshme; shuma e këndeve.
    2. Sasi e përgjithshme, tërësi e diçkaje; sasi e përcaktuar parash: shuma mujore (vjetore); shuma e të ardhurave.
    IImb.
    1. Edhe si em., bised. i shumtë: i shumi si lumi, i paku si gjaku (fj. u.); shkoi e shuma, mbeti e paka.
    IIIndajf.
    1. Në një sasi të madhe; në një shkallë të lartë, fort; mjaft; kund. pak: pak a shumë në njëfarë mase; punon shumë; i dhemb shumë; e dua më shumë se ti; aq më shumë sidomos, veçanërisht, aq më tepër, madje.
    2. Gjatë një kohe të madhe, mjaft kohë; më tepër se ç'duhet; tepër, mjaft; kund. pak: fjeti shumë; zjeu shumë; ndenji shumë.
    IVpacak.
    1. Tregon në mënyrë të pacaktuar një sasi të madhe a një numër të madh qeniesh, sendesh a dukurish ose pjesën më të madhe të tyre; mjaft; kund. pak: shumë njerëz (libra); shumë zhurmë; shumë kohë; me shumë vullnet (dëshirë); trimi i mirë me shokë shumë (fj. u.); më mirë pak e saktë, se shumë e për lumë (fj. u.).
    Vpj.
    1. Përdoret për të formuar shkallën sipërore ose një shkallë të lartë të cilësisë, të një veprimi a të një gjendjeje; mjaft: shumë i shpejtë (i fortë); shumë pjellor; shumë mirë (keq); shumë afër (larg); mbahet shumë rëndë; janë shumë miq janë miq të ngushtë.
    VISHUMË-fjalëform.
    1. Gjymtyrë e parë e disa fjalëve të përbëra me kuptimin e përemrit a të ndajfoljes shumë (p.sh. shumëbrinjësh, shumëfaqësh, i shumëllojshëm, shumëvjeçar etj.).